Këngëtarja e njohur Katy Perry ka nxjerrë në shije vilën e saj të pozicionuar në kodrat e Hollywood-it. Prona e saj luksoze me katër dhoma gjumi e pesë tualete është tashmë në shitje për 9.5 milionë dollarë. Ajo numëron edhe dy dhoma luksoze miqsh, një garazh gjigand, ambient palestre dhe forca të larta sigurie.
Kjo banesë ndodhet në një pozicion të shkëlqyer në Outpost Estates ku artistja gëzon një privatësi të madhe, prandaj edhe Katy e ka preferuar për një kohë të gjatë. Ka një stil mesdhetar dhe është ndërtuar që prej vitit 1954. Ambientet e saj me pamje nga Los Angeles ishin mjaft të përshtatshme për festat që Perry organizonte për miqtë në kopsht e pishinë.
Shfletoni galerinë e bëni një shëtitje në vilën e Perry, mund të jeni ju blerësi i saj i ardhshëm!

Obamat shpërngulen në Nju Jork?


Ndahet nga jeta legjenda e rrokut…


Publikohet “Më mbaj” nga Elhaida Dani!





Kastro Zizo, i çmendur pas… Elton Dedës!




Dua Lipa në turne, por i mungon diçka…

Rita Ora, një tatuazh i ri në…



Kim kritikon publikisht Trump-in!

