KreuCelebrity

E pabesueshme! Edhe Valbonën e kanë përjashtuar nga shkolla për…

Të gjithëve na ka ndodhur që të dëgjojmë histori nga më të ndryshmet mbi të përjashtuarit nga shkolla, por që t’i kishte ndodhur edhe ish-miss-it Valbona Selimllari nuk do të na shkonte kurrsesi në mendje!

Valbona ka treguar gjatë një interviste televizive se në kohën kur ishte studente e kanë përjashtuar një vit nga shkolla për shkak se nuk hiqte dot dorë prej gjumit të mëngjesit! Pikërisht për këtë arsye, anëtarja e jurisë së spektaklit të kërcimit “Dance with me” e ka humbur një vit duke treguar se ka bërë një gabim të madh. “Kur kam angazhime, nuk e kam problem orarin por kur nuk kam, më pëlqen ta zgjas pak atë gjumin e mëngjesit. Më kanë përjashtuar nga shkolla, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh, ta kini parasysh!”, është shprehur ajo.

Ish-miss-i i parë shqiptar vazhdon ende edhe sot që ta shijojë gjumin e mëngjesit, sit ë gjithë ne!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF