KreuCelebrity

Kate ka një rrëfim në lidhje me Leon…

Aktorja Kate Winslet e njohur për rolin e famshëm si Rose e “Titanic”e ftuar në një intervistë televizive gjatë ditës së sotme ka risjellë në vëmendje periudhën e xhirimeve të këtij filmi. Ajo është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë pëlqim ndaj Di Caprio-s dhe nuk e ka parë kurrë më tepër se sa një shok.


“Kanë qenë shtatë muaj pune intensive, ne ishim që të dy mjaft të rinj. Dhe për fat të mirë, asnjëri prej prej nuk ka pasur pëlqim për njëri-tjetrin”. Ajo ka shtuar se e di që nuk është kjo përgjigja që shumë mund të prisnin, por marrëdhënia e tyre është e mrekullueshme kështu siç është. Me siguri, prandaj miqësia e tyre vazhdon të jetë kaq e fortë. Përveçse kalojnë kohë bashkë, Di Caprio është shpesh shoqëruesi i Winslet në tapetin e kuq si edhe në altar kur ajo u martua.


Këtë vit, filmi “Titanic” ka 20-vjetorin. Kate ndodhet shpesh me situatave tepër emocionuese, kur miq e të afërm i kujtojnë skena të ndryshme të filmit. Për momentin ajo po promovon filmin e ri “The mountain between us” i cili sapo ka dalë në kinematë e Britanisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF