KreuCelebrity

Atmosferë festive në shtëpinë e Fevziut!

Data e sotme, 3 tetori, është një datë e rëndësishme për moderatorin e “Opinion”. Si sot dy vite më parë, Blendi Fevziu dhe bashkëshortja e tij Ines u bë në për herë të dytë prindër të një vajze të quajtur Alis, 13 vite pas ardhjes në jetë të  Mishelit. Ai zgjodhi emrin Alis, pasi kishte lidhje me gjyshen e tij.

Blendi ndan shpesh momente të shumta që kalon me të voglën e tij, nga pushimet apo nga e diela kushtuar familjes. Prandaj nuk mund të linte pa ndarë me ndjekësit edhe ditën e sotme. Shtëpia e moderatorit është zbukuruar me tullumbaca në formë zemre, me ngjyra vajzash të bardhë e të kuqe ku dallojmë edhe ato me emrin e së bijës. Shtëpia  ka marrë një pamje festive dhe nga foto kuptojmë që me siguri Blendi po i tregon asaj diçka në lidhje me festën që do të ketë më vonë!

Gezuar ditëlindjen, Alis!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF