KreuCelebrity

Olti Curri: “Alketa lëre mikrofonin, Grabocka si shitëse e pashpresë…”

Spektakli i kërcimit “Dance with me” në televizionin Klan, jo pak herë ka nxitur debate e komente pafund në rrjetet sociale. Në fillim pjesëmarrja e Linda Rei, debatet që shkaktoi si e ftuar në “Rudina” mbi termin transgjinor e më pas largimi i saj. Po kështu, edhe momenti gjatë mbrëmjes së djeshme në të cilin anëtari i jurisë Robert Aliaj kërkoi të mbahej një minutë heshtje për nder të viktimave të Las Vegas nuk u përkrah nga askush. Edhe ky moment u shoqërua me komente të tipit “Turp gjithkujt në sallë që nuk ofroi përkrahje për një minutë heshtje”.

Edhe Olti Curri ka ndarë opinionin e tij në Facebook mbi këtë garë kërcimi, ai shpreh këndvështrimin se sipas tij ky program nuk përmban asnjë mesazh të vlefshëm për shoqërinë shqiptare.

Ja postimi i Curit: “Sinqerisht më vjen keq për largimin e Linda Rey nga “Dance with me”, sepse këtë vit ishte e vetmja që mbante spektaklin gjallë me lirshmëri, sinqeritet dhe debat… të mbeturit në garë pjesa më e madhe bashkë me jurinë ngjajnë me manekinët e lirë të dyqaneve kineze të Myslym Shyrit komplet prej plastike, pa gojë dhe pa vrimë për të dh***… dhe mbi të gjitha pa tru për të artikuluar një mesazh që ja vlen për ta dëgjuar nga famijet shqiptare… Alketa nuk ka çfare të bëjë vetëm të lërë mikrofonin edhe të fillojë të kërcejë vetë (si Ventura që nga prezantuese shkoi në “Isola dei famosi” si konkurrente ) madje më vjen keq edhe që Grabocka duket si shitëse e pashpresë në këtë dyqan me manekinë të gjymtuar…”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF