Filmi kinematografik “Mother” i Aronofsky-t ka pushtuar kinematë sapo u shfaq për herë të parë. Mes aktorëve të njohur protagonistë si Jennifer Lawrence, Javier Bardem apo Michelle Pfeiffer, kastit i është shtuar një aktor shqiptar i cili edhe pse me një rol episodik flet shqip! Siç ju kemi treguar edhe më parë, Gent Bejko është pjesë e këtij filmi hollivudian!
Aktori ka zbuluar detaje nga eksperienca e shesh-xhirimit të filmit dhe në mënyrë të veçantë mbi yllin e kinemasë Lawrence, përmes një lidhjeje direkte në Skype nga Kanadaja me Jonida Shehun në “Pasdite në Top Channel”. Ai ka treguar se e ka mbajtur larg vëmendjes së medias këtë rol, për të respektuar kontratën deri në premierën e tij. Bejko ka ndjekur pesë audicione në anglisht dhe një hierarki etapash për t’u bërë pjesë e këtij produksioni, por duke shtuar se nuk ka qenë aspak e thjeshtë për të çarë në hapësira të tilla. Si pjesë e unionit të artistëve kanadezë, “Aktra” ai ka pasur edhe një lloj prioriteti favorizues në lidhje me kontratat e punës.
Aktori rrëfen se për aq kontakt sa ka pasur në set me Lawrence, ajo i ka krijuar idenë e një njeriu shumë të thjeshtë, të përkushtuar e të dedikuar ndaj xhirimeve: “Nuk të shkon kurrë në mendje se ajo është ajo që është, ka një lloj thjeshtësie. Më bëri përshtypje se kur e shikon live është një njeri shumë normal dhe kur e shikon në kamera është tjetër gjë. Është shumë fotozhenike, e do shumë kamerën me siguri, përderisa është edhe më e paguara në Hollivud”.
Pas eksperincës në “Mother” aktori tregon se nuk e kishte menduar ndonjëherë veten në parametrat e Hollivudit, e megjithatë nuk është as e pamundur. Mes aktimit në teatër, ai ka zbuluar se po tenton të hapë një galeri artesh dhe klasa aktrimi.






Dafina Zeqiri, po vjen klipi “Told Ya”



Kujt i dedikohet “Më mbaj”?


Kate ka një rrëfim në lidhje me Leon…

Atmosferë festive në shtëpinë e Fevziut!




Elvana dhe Era, mike apo konkurrente?


Obamat shpërngulen në Nju Jork?

