Ish-trajneri i kombëtares shqiptare te futbollit, Gianni De Biasi, vazhdon ende të përkrahë fort ekipin e kuqezinjve në çdo ndeshje ku ata luajnë. Sonte do të luhet ndeshja Spanjë-Shqipëri dhe ai gjatë një interviste për radion “Onda Cero” në Spanjë ka shprehur opinionin e tij mbi të dyja skuadrat.
Tashmë De Biasi është trajner i ekipit spanjoll Alavash. Ja se ç’mendon ai mbi ndehsjen Spanjë-Shqipëri që do të zhvillohet sonte në Alikante: “Spanja ka cilësi të mëdha, por mendoj se Shqipëria do të luajë me kujdes në mbrojtje dhe do të kundërsulmojë. Ish-ekipi im është i aftë në aspektin tekniko-taktik. Do të luftojë fort. Patjetër që Spanja ka nivel të lartë, që e tregoi edhe me Italinë, duke e mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, por sot nuk do e ketë edhe aq të thjeshtë”.
Duket se De Biasi ka pritshmëri mjaft pozitive dhe do të bëjë tifo të fortë për ekipin e kuqezinjve sot!





Brooklyn Beckham rikthehet tek Moretz?

Pique: “Shqipëria është një skuadër që…”

Armina Mevlani: “Lirinë e vlerësoj si…”

Loriku zbulon se sa ka shtuar në peshë!

Më në fund, Melania vë mend për…










