Zonja e Parë e Amerikës është vënë shpesh në qendër të kritikave për paraqitjet e saj si për veshjet tepër luksoze e të shtrenjta, por edhe për ato të papërshtatshme për eventet ku ka marrë pjesë.
Duket se Melania i ka marrë parasysh kritikat e ka bërë kthesë. Ajo ka shoqëruar presidentin Trump gjatë vizitës së tij në Porto Riko për të shpërndarë ndihma tek të prekurit nga Uragani. Zonja e Parë si rrallëherë kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë, funksionale e fashion: xhaketë me ngjyra ushtarake, kapele, pantallona të ngushta dhe këpucë të rehatshme Timberland për t’ju përshtatur kushteve të motit atje.
Sigurisht që përpara se të niseshin drejt ishullit, ajo doli nga Shtëpia e Bardhë me një veshje tjetër: golf dhe pantallona blu, kombinuar me këpucë Manolo Blahnik.
Pra, mund të themi se Zonja e Parë ka vënë mend!













Dafina Zeqiri, po vjen klipi “Told Ya”



Kujt i dedikohet “Më mbaj”?


Kate ka një rrëfim në lidhje me Leon…

Atmosferë festive në shtëpinë e Fevziut!
