KreuCelebrity

Armina Mevlani: “Lirinë e vlerësoj si…”

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka qenë sot e ftuar te “Rudina” për të folur mbi eksperiencat e saj prej pjesëmarrjes në eventet e rëndësishme “Java e Modës” në Milano e Paris.

Moderatorja Rudina Magjistari e ka pyetur Arminën edhe mbi marrëdhëniet e saj me të vjehrrën, zonjën Liri Berisha. Ajo ka treguar se Liria e mbështet shumë në profesionin e saj dhe e ka shumë përzemër: “Unë e kam shumë përzemër pasi është një zonjë që më mirëkupton dhe jo të gjithë e mirëkuptojnë fushën ku unë jam”. Blogerja  ka treguar se fillimisht, ka hasur në skepticitetin e prindërve kur ka vendosur  t’i përkushtohet modës. Megjthatë ajo shton për të vjehrrën: “ E vlerësoj jashtë mase, e kam si mike, është diçka tepër speciale”.

Mevlani së fundmi ka marrë pjesë në Javën e Modës në Milano e Paris, ku  na ka sjellë përmes rrjeteve sociale atmosferën e pasarelave të koleksioneve të reja Pranverë-Verë 2018.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF