Ikja e moderatores Marina Vjollca nga televizioni Top Channel dhe “Procesi sportiv” bëri shumë bujë pas gjithë këtyre vitesh si pjesë e ekranit të Top-it. Por, si e ka përjetuar bashkëprezantuesi i emisionit sportiv të së hënës Edi Manushi, largimin e saj drejt televizionit Klan?
I pyetur mbi këtë temë në programin “Wake Up” Manushi tregon se i mungon dhe e ka marrë malli për të. Ja si është shprehur ai: “Më mungon, janë 10 vite bashkëpunim. Shkoj në zyrë dhe tani ajo nuk është aty. Marina ka bërë edhe emisione të tjera, por pjesën më të madhe të karrierës televizive e ka pasur tek “Procesi sportiv”.
Sigurisht që Manushit i mungon Marina Vjollca më shumë se kujtdo në Top Channel. Moderatorja ka treguar se ai e ka ndihmuar dhe mbështetur shumë për të qenë pjesë e stafit të programit sportive në këto 10 vite.



Brooklyn Beckham rikthehet tek Moretz?

Pique: “Shqipëria është një skuadër që…”

Armina Mevlani: “Lirinë e vlerësoj si…”

Loriku zbulon se sa ka shtuar në peshë!

Më në fund, Melania vë mend për…












