KreuCelebrity

Si po e feston Era suksesin e klipit të ri?

I mbajti gjatë fansat në pritje deri në publikimin e këngës së re “No I love Yous”, klipi i së cilës rezultoi i pëlqyer e i suksesshëm që në ditën e parë. Bashkëpunimi i Era Istrefit me reperin French Montana e ka zgjeruar edhe më shumë karrierën muzikore ndërkombëtare të këngëtares.

Pas suksesit të menjëhershëm, Era ka vendosur të kalojë disa ditë relaksuese larg studiove të regjistrimit. Ajo na ka treguar përmes fotove e videove se po pushon në Kuvajt. “I bukuri Kuvajt” shkruan ajo dhe duket se po shijon bregdetin e plazhin në vjeshtë! Por, as aty nuk i janë ndarë fansat! Përmes videove të postuara, shohim se këngëtarja ka fansa edhe në Azi, që e ndjekin, i pëlqejnë muzikën dhe duan të bëjnë foto me të! Era është ndjerë e bekuar nga këta fansa, të cilët i kanë zbukuruar pushimet!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF