U takuan e u njohën në shesh-xhirimin e serialit “Game of Thrones” pesë vite më parë. Romanca e tyre u shoqërua me lajmin se kishin nisur bashkëjetësën, një fejesë po tani, ç’vjen më pas? Kit Harington dhe Rose Leslie janë një nga çiftet më të dashur hollivudianë. Jeni gati për nja kapitull të ri nga histora e tyre e dashurisë?
Aktori kë treguar përmes një interviste se prej disa kohësh po planifikonte një propozim martese tepër romantik ndaj të dashurës së tij Leslie-t, bashkëshortes së tij të ardhme. “Kisha bërë disa plane për këtë ditë, do të vendosja disa drita në pemë dhe të bëja gjithçka në një mënyrë sa më romantike”, ka treguar ai, “Por, në minutën e fundit hoqa dorë nga plani. Ne ishim në një fshat, një mbrëmje nën një qiell të mrekullueshëm, kishim ndezur zjarr, verë të kuqe dhe unë e bëra propozimin pak më herët. E di që është një veprim i keq, unë kisha qëllim ta bëja më pas me dritat, por ja që e bëra pyetjen pak më herët”.
Fatmirësisht, spontaniteti i Harington funksionoi dhe Leslie tha “Po”! Dasma do të zhvillohet në Westeros dhe i gjithë gëzimi e hareja mund të ndërpresin xhirimet e sezonit të ardhshëm të serialit. Kit shton se ka marrë producentin e i ka thënë: “Unë po martohem dhe në të vërtetë është faji juaj, duhet të mbani parasysh se do të ketë një dasmë në “Game of Thrones”. Producenti i është përgjigjur se i gjithë stafi do të jetë i pranishëm në dasmë, prandaj xhirimet do të mbyllen përkohësisht.
Kit dhe Leslie jemi shumë të lumtur për ju, por nëse na e vononi sezonin e tetë qoftë edhe një ditë, do të na e paguani!






Si e uroi Bojkeni Semin për ditëlindje?

Dua Lipa i mbledh të gjithë bashkë!







Brooklyn Beckham rikthehet tek Moretz?

Pique: “Shqipëria është një skuadër që…”

Armina Mevlani: “Lirinë e vlerësoj si…”

Loriku zbulon se sa ka shtuar në peshë!

Më në fund, Melania vë mend për…

