Modelja Emily Ratajkowski, e njohur për fizikun e saj bombastik ka pozuar topless në mënyrë proteste ndaj presidentit Trump mbi deklaratat e tij mbi pilulën kontraceptive. “Trupi im, zgjedhja ime”, shkruan ajo.
Presidenti Trump ka vendosur që punëdhënësit të mos t’u sigurojnë vartësve mbulimin e sigurimit të kontraceptivëve për arsye “morale e fetare”. 26- vjeçarja është shprehur se e drejta e një gruaje për pilulat e kontrollit të lindjes nuk duhet të bazohet mbi të ardhurat e saj. Kontrolli i lindjes është kujdes shëndetësor, kujdesi shëndetësor është një e drejtë civile”.
Një nga aktet e para që ka nënshkruar presidenti Trump ka qenë edhe urdhri kundër abortit si një urdhër ekzekutiv për të bllokuar fondet federale nga OJQ-të ndërkombëtare që praktikojnë abortin ose japin informacione rreth tij. Kjo masë ishte anuluar nga Obama.




Franco Noriega, chef-i superseksi


Një akt bamirësie nga Erik Fullani!





Luna, një kopje e John Legend!




Kush e përloti Eni Çobanin?




