KreuArt

Në ankand vepra e fundit e Da Vinçit

Portreri i Krishtit  i da Leonardo Da Vincit, është në ankand,  duke filluar nga 100 milionë dollarë. Bëhet fjalë për pikturën e fundit të gjeniut toskan, ende në duar private.

Tavolina e drurit me përmasa 66 x 46 cm është rizbuluar disa vjet më parë. Tani do të dalë në ankand me një çmim më të lartë se zakonisht.

Leonardo Da Vinci qe një gjeni shumëdimensional, por pikturat e tij u vlerësuan dhe mbërritën te ne në më pak se 20. Tani, e vetmja mes këtyre, nën zotërimin e një privati është në shitje.

Bëhet fjalë për Salvator Mundin, një portret i Krishtit me të njëjtën atmosferë si Mona Liza.Ndodhet në Angli, në duart e Christie’s, shtëpia më e madhe e ankandit në botë, që ka fiksuar një bazë prej 100 milionë dollarësh, ose 83 milionë euro.

SHPËTIMTARI ENIGMATIK. Krishti i da Vinçit  është përballë, dora e djathtë është e ngritur për bekim, kokës i mungon kurora. I vetmi element hyjnor është globi i kristalit në dorën e majtë si simbol i fuqisë mbi universin, por edhe simbol i interesave shkencore të Leonardo Da Vinçit. Globi, në fakt është i ngjashëm më një shkëmb kristali, një tip i veçantën kuartzi transparent ( i dukshëm studimi optik në pikturë)prej shekujsh elemnet i interesit esoterik, ndoshta për shkak të zotërimeve të tij elektrike.

NJË E KALUAR E ERRËT. Vepra e Rilindjes është një tablo prej druri pikturuar në vaj mes viteve 1506 dhe 1513, në Milano, me shumë mundësi nën Komisionin e Luigi XII të Francës.

Shekullin e mëpasshëm ndodhej në Angli, ku sipas inventarit të Mbretit Karlo I, gjendje në dhomat private të gruas së tij Henrietta Maria të Francës. Në vitin 1763 u shit në ankand nga Charles Herbert Sheffield, djali i paligjshëm i Dukës së Bakingamit, dhe më pas u zhduk.

I konsideruar i humbur, por jo i harruar falë kopjeve të nxënësve të leonardos, në 1958  i atribuohet dishepullit Vinciano Bernardino Luini dhe u shit për vetëm 50 dollarë.

OFRUESIT MË TË MIRË. Në vitin 2010, katër ekspertë (duke përfshirë Pietro Marani dhe Maria Teresa Fiorio, dy studiues  italianë të Leonardos) u takuan në Galerinë Kombëtare në Londër dhe vërtetuan autenticitetin e veprës.  Teknika e vëzhgimit me rreze X ka bërë të mundur gjetjen e disa detajeve të piktorit: shtresat e ulëta të mbuluara për t’u rimodeluar lehtësisht. Elementë që do të ishte e çuditshme të gjendeshin në kopjen e një studenti.

JEZUSI. Pas ekspozitës monografike të vitit 2011, piktura u ble nga një miliarder rus prej 75 milionë dollarë, i cili tani e ka vënë në shitje. Pronari tjetër do të vendoset në ankandin e 15 nëntorit.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF