KreuArt

Përfundon Festivali i Venecias, ja fituesit!

Ka përfunduar dje edicioni i 74-t i Festivalit të Filmit të Venecias! Ditë pas dite ky event madhështor na mrekulloi me daljet e vip-ave në tapetin e kuq plot sharm e elegancë.

Në këtë edicion u shpall fitues regjisori meksikan Guillermo Del Toro, ai rrëmbeu prej kryetares së jurisë Annette Bening Luanin e artë me filmin “The shape of water” me ngjarje prej Luftës së Ftohtë në vitin 1963. Del Toro ua ka dedikuar këtë çmim të gjithë regjisorëve latino-amerikanë duke u kërkuar të tregojnë besim: “Unë besoj tek jeta, dashuria, kinemaja”, ka thënë ai pasi ka marrë çmimin.

Për regjinë më të mirë Luani i argjendtë ka shkuar për Xavier Legrand me “Jusqu a la gard”. Luani i argjendtë ka shkuar edhe për Samuel Maoz me “Foxtrot”. Aktorja me interpretimin më të mirë femër dhe Kupa Volpi ka shkuar për aktoren britanike Charlotte Rampling me “Hannah”, film nga Andrea Pallaoro. Ajo është shprehur pas çmimit se Italia ka qenë një burim i madh frymëzimi për të, ku punon me regjisorët më të mirë që prej moshës 22-vjeçare. Ajo është ndjerë e lumtur për realizimin e këtij filmi me një regjisor të brezit të ri!

Kupa Volpi për interpretimin më të mirë mashkull ka shkuar për Kamel el Basha, filmi “The Insult”. Çmimi “Marcello Mastroiani” ka shkuar për Charlie Pummer, një aktor i ri në fillim të karrierës me “Lean on Pete”. Martin McDonagh ka fituar skenografinë më të mirë me “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Juria ka dhënë një tjetër çmim special për Warwick Thornton me filmin western  “Sweet Country”. Çmimi “Orizzonti” për filmin më të mirë i ka shkuar kinemasë italiane me regjisoren Susanna Nichiarelli për filmin “Nico, 1968”.

Pas mbrëmjeve gala me të ftuarit vip dhe ndarjes së çmimveve përfundoi edhe edicioni i 74-t i Festivalit të Filmit të Venecias.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF