“50 Shades of Grey” bëri shumë bujë këto vitet e fundit, për shkak se përshtatja e librit në film, nuk mund të anashkalohej nga fansat e romanit, dhe jo vetëm. I mbushur me skena erotike, ky prodhim kinematografik lë shumë për të dëshiruar. Monotonia dhe përsëritja e të njejtave situata, ashtu sikurse dhe problemet e mëdha skenariale e regjisoriale, e klasifikuan automatikisht filmin në një investim të kotë hollivudian, që i interesoi shumë pak njerëzve.
Nga ana tjetër, erotizmi është shfaqur në ekran që në vitet e para të lindjes së kinemasë. Duke filluar nga përpjekjet për zhveshje, e deri tek skenat e avancuara të seksit, arti i shtatë ka dhënë jo pak kontribut në këtë aspekt. “Tango e fundit në Paris” shkaktoi aq shumë polemika, sa edhe sot jo çdokush e ka të lehtë ta shohë. “Ëndërrimtarët” u komentua gjatë, si ndërthurja e filozofisë, artit dhe erotikës në një vepër të vetme. Më poshtë do të gjeni 10 filma të këtij lloji, shumica e të cilëve i qendrojnë larg komerciales, e më pranë artistikes:
1. “The dreamers”
2. “Belle de Jour”
3. “Trans-Europ-Express”
4. “Crash”
5. “Henry and June”
6. “The last tango in Paris”
7. “The lover”
8. “Angel Heart”
9. “La Reine Margot”
10. “Emmanuelle”



















