A e dinit se çfarë festohet sot? Është Dita Ndërkombëtare e Puthjes, shtrëngojeni të dashurin tuaj të zemrës dhe mbyteni me të puthura!
Puthja e parë në historinë e kinemasë daton në vitin 1896, në një film bardh e zi ‘The Widow Jones’ e interpretuar nga aktorët May Irwin dhe John Rice. E ndjekur nga qindra e mijëra të tilla më pas.
Për nder të kësaj dite, kemi përzgjedhur për ju momentet më ikonike të puthjeve të cilat kanë shënuar revolucion e kanë hyrë në histori e kinematografisë!



















