Është një nga zhanret më të nënvlerësuara të kinematografisë, për aq kohë sa shihet më tepër si një formë argëtimi, se sa si gjini e mirëfilltë e artit të shtatë. Ky këndvështrim i publikut ka një shpjegim, i cili fshihet pas studiove të mëdha filmike dhe manisë së tyrë për ta kthyer kinemanë në biznes. Edhe pse kjo, një tentativë e arritur me shumë sukses, nuk mund të mohojmë se kontributi i vërtetë i dhënë nga regjisorë kopetentë ka vërtetuar se horrori jo vetëm është i vështirë për t’u realizuar, por është ai lloj zhanri, pa të cilin kinemaja nuk do të kishte kuptim. Komercializmi ka zhvendosur disi themelet e estetikës së kësaj gjinie, duke ia humbur kuptimin filmit në tërësi. Për këtë arsye, sa herë shtrojmë pyetjen: “Më sugjero ndonjë horror të mirë”, në të shumtën e rasteve ose nuk do të marrim përgjigje, ose do të përfundojmë duke parë një prodhim të dobët, që nuk do të jetë gjë tjetër veçse klisheja e kryeveprave të mëhershme. Dario Argento, William Friedkin, Guillermo del Toro e shumë të tjerë, kanë vërtetuar se horrori i mirë, nuk harrohet sapo përfundon filmi, por të krijon makthe për netë të tëra, vetëm nëpërmjet realizimit të shkëlqyer, si dhe tensionit të krijuar regjisorial e skenarial. Më poshtë do të gjeni listën e plotë të 15 filmave, bashkangjitur regjisorët e vitet përkatëse.
“THE EXORCIST”, William Friedkin (1973)
“THE TEXAS CHAIN SAW MASSACRE”, Tobe Hooper (1974)
“SUSPIRIA”, Dario Argento (1977)
“THE SHINING”, Stanley Kubrick (1980)
“THE DEVILS’S BACKBONE”, Guillermo del Toro (2001)
“A TALE OF TWO SISTERS”, Jee-woon Kim (2003)
“THE DESCENT”, Neil Marshall (2006)
“EL ORFANATO”, J. A. Bayona (2007)
“INSIDE”, Alexandre Bustillo dhe Julien Maury (2008)
“LOVELY MOLLY”, Eduardo Sanchez (2012)
“THE BABADOOK”, Jennifer Kent (2014)
“STARRY EYES”, Kevin Kölsch dhe Dennis Widmyer (2014)
“THE TAKING OF DEBORAH LOGAN”, Adam Robitel (2014)
“THE WITCH”, Robert Eggers (2016)



















