Historia e nuditetit i ka fillimet që në lashtësi, e figurat e zhveshura të femrave dhe meshkujve i kemi gjatur si në pikturë, ashtu dhe në skulpturë. Me lindjen e fotografisë, e rrjedhimisht kinemasë, perceptimi për imazhin sa vjen e zhvillohet edhe më tepër. Nëse dikur pozimi nudo për piktorin nuk ishte diçka e pazakontë, sot, çuditërisht, përshtypjet për një lloj të tillë paraqitje nuk janë të pakta.
Ndoshta, ka qenë ndikimi i marketingut ai që ka vënë në pah akoma dhe më tepër zhveshjen e personazheve. Modelet, aktoret dhe këngëtaret kanë qenë ato të cilat kanë guxuar të ekspozohen nudo para objektivit të aparatit fotografik. Realizimi në bardh e zi gjithmonë i ka dhënë një prekje artistike imazheve, e kjo ka qenë arsyeja pse Emily Ratajkowski, Ashley Graham, Stephanie Seymore dhe Karen Elson kanë zgjedhur këto dy nuanca për nudot e tyre. Në galeri do të gjeni imazhet e katër të famshmeve, të cilat janë cilësuar si më të guximshmet për fotot e realizuara.



















