Festival i Filmit të Venecias, këtë vit do të mbahet në datat 30 gusht-9 shtator. Sapo janë bërë publikë titujt e filmave që do të marrin pjesë në konkurs. Jeni të sigurt se i njihni të gjithë? Cili është i preferuari juaj?
Filma që flasin për femrat, modën, filma dokumentarë me metrazh të gjatë. Të gjitha të dhënat e deritanishme të bëjnë të mendosh se edicioni i 74-t i Festivalit të Filmit të Venecias do të jetë i dedikuar veçanërisht ndaj grave dhe plot stil. Ndërkohë që presim muajin shtator për të njohur fituesit, shfletoni galerinë të mësoni mbi pjesëmarrësit në konkurrim!



















