Periudha më e lumtur përgjatë harkut kohor të jetës së njeriut konsiderohet fëmijëria. Pa aftësia për të kuptuar jetën adulte, mbushur me detyrime nga më të shumëllojshmet, mban të vegjëlit larg trishtimit apo stresit. Edhe pse mes shumë argëtimeve, fëmijët gjejnë gjithmonë kohën për filmat vizatimorë.
Walt Disney krijoi disa nga personazhet më ikonikë për të vegjëlit, që nga ana morale përkonin po aq shumë me botën e të rriturve. Shumica janë rritur duke parë të ashtuquajturit ‘filma me kartona’, e tani kishte ardhur koha që këto karaktere kaq të dashur të shiheshin në një tjetër këndvështrim.
Nuk është hera e parë që artisti Tom Ward provokon mbi temat më pikante dhe të tilla kanë qenë edhe punimet më të fundit. Duke prekur problematikat më të shpeshta të shoqërisë moderne, Ward nuk ka nguruar të shndërrojë hundën e Pinokut në një shkop për ‘selfie’, ashtu sikurse ka guxuar të paraqesë një Sirenë të Vogël teksa përballet me ndotjen e ambjentit. Edhe pse një prekje e realitetit, punimet marrin një tjetër vlerë, disi më të errët, për aq kohë sa në vend të frymorëve prezantohen ikonat e dashura vizatimore. Klikoni në galeri për të parë vizatimet e plota.



















