KreuArt

Tërmet në Hollywood! Tarantino dhe Brad Pitt ribashkohen në 2018!

Është një ndër regjisorët më të mirë sot për sot, me një stil krejt personal, edhe pse shpesh akuzohet për vjedhje nga të tjerë kineastë (gabojnë gjithsesi, por po e marrim për të mirëqenë). Lajme të reja vijnë nga Quentin, që fatmirësisht për fansat dhe kinefilët, po merr përsipër një tjetër projekt për vitin e ardhshëm.

Duke qenë se bëri para disa muajsh një gjysmë premtimi mbi eksperimentimin në zhanrin horror, Tarantino duket se do të realizojë pikërisht një të tillë. Edhe pse ky thjesht një aludim, shkas marrim faktin që tema e filmit lidhet me vrasjet e Charles Manson. Oh, sa gjak e dhunë! Lum si ne, Quenty!!! E kjo nuk është më ekzaltuesja. Brad Pitt do t’i bashkohet kastit të aktorëve, e duke marrë parasysh performancën në ‘Bastardë Pa Lavdi’, presim shumë shkëlqim e zhurmë nga ana e aktorit.

Një tjetër emër i njohur, që thuhet se do të jetë pjesë e projektit është edhe Jennifer Lawrance, që nga ana e saj na shton së tepërmi kurreshtjen mbi këtë bashkëpunim me Tarantinon. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, vera e 2018 pritet ta gjej regjisorin në xhirime, për të realizuar filmin e tij të nëntë.

Kujtojmë se sipas deklaratave më të shumta të Quentin, kineasti ka ndër mend ta ndërpresë karrierën menjëherë pas përfundimit të filmit të tij të 10-të…(kush po e beson, gjithsesi!)

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF