KreuArt

Filmi i pasdites: “Taxi Driver” nga Scorsese!

Pasditet tashmë nuk na ofrojnë gjallërinë maksimale të tre muajve të fundit, e kjo për shkak se dita sa vjen e shkurtohet, dhe argëtimi si pasojë vjen duke u minimizuar. Daljet në klube apo festa të ndryshme bëhen më të rralla, e është pikërisht koha kur e marrim më tepër në konsideratë qendrimin në shtëpi. Organizohemi me miqtë, partnerët ose thjesht kalojmë pak orë vetëm, duke menduar si ta bëjmë ambjentin më argëtues e jo të mërzitshëm.

Në të tilla raste, zgjidhja ideale është të parit e një filmi, e kjo mbi të gjitha për shkak të kohës që zë një prodhim apo një tjetër. Sugjerimi ynë i pasdites mbetet klasiku “Taxi Driver” i Scorseses, një realizim i 1971-shit, periudhë kur Amerika ishte në tranzicion e sipër. Duke qenë se i përket “Hollivudit të ri”, regjisori nuk kishte se si të mos jepte pamjen e një SHBA-je krejt reale, pa dorashka, nëpërmjet shëtitjes së një taksisti, siç është edhe personazhi kryesor. Ky i fundit, ardhur me një biografi të ndërsjelltë, ku kuptohet fare mirë që Scorsese ka zgjedhur njê karakter të lindur në ’50-tën. Kthyer nga lufta e përfolur e Vietnamit, Travis Bickle nuk kishte se si të mbështeste kaosin e krijuar në fillim-vitet ’70 në rrugët e New York-ut. Duke mos mbështetur as njërën palë, as tjetrën, regjisori jep panoramën e qartë të një kombi pa orientim, fati i të cilëve shihet qartë që duhet edhe ca kohë për t’u vendosur. Nën interpretimin e shkëlqyer të Robert DeNiro, Harvey Kietel, Jodie Foste etj, Scorsese do t’ju prezantojë me filmin që do të bëjë ta shikoni më shumë se një herë…

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF