KreuArt

Adi Krasta: Një projekt i ri me Elvira Dones

Pas largimit nga Top Channel dhe “E diell”-a e re që krijoi, Adi Krasta ka ngacmuar kërshërinë e të gjithëve këtë pasdite me një status, postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

 

 

Në pritje të projektit të ri të përbashkët, Elvira Dones për veten dhe letërsinë“, shkruan Krasta, duke e shoqëruar statusin me videon e një prej intervistave më interesante që ai ka pasur në ekranin e Agon Channel, me programin e tij “aKrastashow”, pikërisht me shkrimtaren dhe gazetaren Elvira Dones.

Asgjë nuk dihet nëse ky projekt i përket një ekrani të ri, apo do të jetë jashtë vëmendjes mediatike…

Gjithsesi, Krasta me kaq sa ka thënë, ia arriti të ngacmonte ndjekësit e tij!

Shkrimtarja Elvira Dones jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka qenë prezente në media gati dy vite më parë, kur u përfol se ajo do të ishte një nga emrat (e shumtë në fakt që u përfolën në atë kohë), që do të drejtonte Radio Televizionin Shqiptar, pozicion, të cilin edhe Krasta vetë e ka aspiruar!

Megjithatë, se me çfarë do të kthehet këtë herë Adi Krasta, na duhet të presim…

Tags:

Home Art