Duke ndjekur hapat e Taylor Swift, por padyshim më e hapur se ajo, Rita Ora pranon që albumi i ri do të frymëzohet nga lidhje të kaluara me disa prej ish-të dashurve të famshëm të saj.
Rob Kardashian, James Arthur dhe Travis Barker janë disa prej tyre, si dhe Calvin Harris, i cili është shënjestra e parë.
Nuk e dimë nëse e mbani mend, por Calvin Harris i bëri një ndarje shumë të shëmtuar Rita Oras, nëpërmjet rrjeteve sociale. Rita ka thënë që gjithçka është e shkuar dhe e harruar, por albumi mund të na shpalosë diçka ndryshe.
Ky është albumi i parë i Ritës pas 5 vitesh, periudhë kur ajo pati mosmarrëveshje ligjore me ish-shefin Jay-Z. Albumi do të mbajë gjithashtu një këngë të Ed Sheeran, si dhe “himnin e vajzave” të cilin Rita Ora po e përgatit me Bebe Rexhën.



















