Yovana Ventura, kush? Pasi The Weeknd u pa nën shoqërinë e ish-të dashurës së Beiber, Selena Gomez është fotografuar në një formë të shkëlqyer fizike duke shfaqur barkun e tonifikuar nga një veshje sportive.
25-vjeçarja tashmë është sërish në një lidhje me Justin Beiber, ish-e dashura e së cilit u pa në sediljen e pasme të makinës me Abel Tesfaye të njohur si The Weeknd. Duket me të vërtetë si një hakmarrje! Trekëndëshi i dashurisë së tyre tashmë është shndërruar në një katror!
Selena ka filluar të ndjekë rregullisht leksione pilates-i e joga në Los Angeles. Ajo është shfaqur në një formë shumë të mirë fizike, ku nxirrte në pah barkun e sheshtë përmes veshjes së saj sportive teksa dilte nga palestra. Ngjarjet e fundit e kanë motivuar shumë këngëtaren të ushtrohet!
Çfarë mendoni për marrëdhënien mes Abel dhe Yovana, të jenë vërtetë në një lidhje, apo po frekuentohen sa për të nxehur “Jelena”-n? Mbetet për t’u parë! Ndërkohë, shijoni fizikun e Selenës!



















