Ende pa u mësuar me faktin se Cristiano Ronaldo, u bë baba për herë të dytë, futbollisti ka njoftuar para pak minutash se partnerja e tij ka sjellë në jetë një tjetër vogëlush. E pabesueshme, por e vërtetë! Pak kohë pas lindjes së binjakëve, u bë e ditur se e fejuara e Ronaldos ishte përsëri shtatzënë.
“Alana Martina sapo lindi. Si Geo, ashtu dhe Alana janë të dy shumë mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur!”, ka shkruar futbollisti poshtë fotos të ndarë në Instagram. Së bashku me djalin e madh dhe partneren e tij, Ronaldo ka pozuar i entuziazmuar nga spitali. Epo, nuk ka gëzim më të madh se kaq, në fakt!
Cristiano është tashmë baba i katër fëmijëve, e duke marrë parasysh sjelljen e tij ndaj djalit të parë, duket se Ronaldo i adhuron të vegjëlit së tepërmi. Urime, çiftit!
