KreuCelebrity

Rita Ora prezanton MTV EMA 2017, Bebe Rexha ka dy fjalë për të

Mbrëmjen e sotme do të mbahen çmimet MTV EMA 2017, në Londër, me as më pak, e as më shumë, se sa artisten me origjinë shqiptare Rita Ora si prezantuese të eventit.

Rita e konsideron nder shumë të madh për të këtë rol që i dhanë, dhe është paraqitur në një intervistë mbi këtë temë, mbajtur në rrotën gjigande “London’s Eye”.

Intervistuesja Becca Dudley i bën një surprizë me një video nga Bebe Rexha, bashkëkombëse e Rita Oras, si dhe prezantuese e MTV EMA 2016.

Bebe e uron Ritan për projektin e saj, dhe i jep disa këshilla mbi këtë eksperiencë. Së pari, ajo e paralajmëron me humor Ritan të ruhet në mbrapaskenë, sepse ka shumë objekte skene ku ajo mund të godasë veten.

Por më e rëndësishmja, bëj qejf, dhe si një vajzë shqiptare ndaj një tjetre, e di që do të dalësh shkëlqyeshëm.” – i thotë ajo.

Të dua Bebe! – i thotë Rita. – Ajo është e paparë!

Rita Ora dhe Bebe Rexha do të lançojnë gjithashtu një bashkëpunim, në janar 2018, një “himn të vajzave”, sipas Rita Oras. Sipas fjalëve të fundit, edhe Dua Lipa, një tjetër shqiptare, pritet t’u bashkohet!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF