KreuCelebrity

Rita Ora vs. Dua Lipa në MTV EMA 2017, cila fiton?

Mund ta dini që çmimet prestigjioze MTV EMA 2017 (European Music Awards) prezantohen sot, më datë 12 nëntor, në Londër, me Rita Oran si prezantuese të spektaklit. Shumë artistë të tjerë si Demi Lovato, Clean Bandit, Shawn Mendes, Kesha, French Montana etj. janë të ftuar specialë, dhe Eminem do të rikthehet me një këngë të re, performuar gjatë spektaklit. Me siguri do të jetë një show fantastik për t’u ndjekur!

«MTV EMA's 2017»: Conheça a lista completa de nomeados

Jo vetëm kaq: Rita Ora është nominuar gjithashtu për një çmim MTV EMA, në kategorinë “Best Look”, me këngën “Your Song”. Artistja me origjinë shqiptare nuk është vetëm, pasi një tjetër shqiptare, Dua Lipa, është nominuar në të njëjtën kategori, me këngën “New Rules”. Po ashtu, Dua Lipa është nominuar edhe në kategoritë “Best New” dhe “Best UK & Ireland Act”.

Të tjerë të nominuar për këtë kategori janë edhe Harry Styles, Zayn dhe Taylor Swift, por dy vajzat janë interesi i vërtetë në këtë mes.

Shqiptare vs. Shqiptare! Cila artiste e meriton çmimin?

Rezultate imazhesh për dua lipa rita ora

Revista “Bordo” bëri një sondazh mbi këtë çështje në Instagram (@revista_bordo), dhe me një rezultat 48%/52%, Dua Lipa ishte më e preferuara ndër të dyja. Kuptohet, të dyja artistet kanë edhe 3 superyje të tjerë me të cilët do të konkurojnë, por do të ishte bukur sikur të fitonte njëra prej tyre.

Megjithatë, Dua Lipa ka vërtet mundësi të fitojë në një nga kategoritë ku po konkuron, sepse kënga e saj “New Rules” pati sukses të gjerë, me mbi 500 milionë shikime në Youtube. Këngëtarja njihet për stilin origjinal dhe zërin e veçantë, pa përmendur edhe bukurinë e saj, që gjithmonë ndihmon në showbiz.

Me sukseset që po njohin artistet shqiptare kohët e fundit, edhe nëse nuk i fitojnë çmimet për të cilat nominohen, ato janë padyshim fitimtare!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF