Inva Mula tashmë do të shihet edhe më shpesh në ekran, e kjo falë projektit të ri të ndërmarrë në televizionin Klan. Mos u shqetësoni, Mula nuk do të dalë aspak nga profesioni, përkundrazi, do të sjellë diçka ndryshe për publikun. Formatet muzikore në televizione të ndryshme nuk na kanë munguar aspak, madje mund të themi se po i shohim me shumicë.
Por, këtë herë do të shohim një program mirëfilli për muzikën operistike, e është pikërisht kjo çka i ka munguar ekranit. Kjo risi pritet të ketë formatin e “Prodigies”, e kjo nuk është e gjitha. “Virtuozët” ka në fokus fëmijë e adoleshentë deri në 18-vjeçarë, duke ofruar një mundësi të veçantë.
Të talentuarit nga fusha e baletit, kantos dhe instrumantave të zhanrit klasik do të kenë mundësinë të konkurrojnë për çmimin e madh në përfundim të garës. Epo, një format i tillë vërtetë na kishte munguar!






Megan Fox, fotoja më seksi se kurrë!


Me këtë gjest, Selena na hutoi fare!









Brenda shtëpisë së re të Kit Harington


