KreuCelebrity

Bes Kallaku dhe Xhensila, së shpejti me fëmijë?

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka qenë i ftuar sot në mëngjes në programin “Wake Up” në Top Channel, për të diskutuar mbi jetën tij me bashkëshorten Xhensila Myrtezaj, rrugëtimin e karrierës, madje dhe mbi gjyshen e tij, Ijen, e cila është bërë personazh falë postimeve të Besit në Instagram.

Rezultate imazhesh për bes kallaku ija

Drejtuesi i emisionit, Eno Popi, i ka bërë një pyetje shumë të rëndësishme Besit, në lidhje me planet e tij dhe të Xhensilës për të shtuar familjen e tyre të vogël. Çifti celebroi dashurinë e tyre me një dasmë madhështore në shtator, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë showbizit.

Do t’ju them një sekret, – tha Bes Kallaku, – Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familje.

Le të shpresojmë! Një çift kaq simpatik si këta do të ishin prindërit më të mirë!