Një tjetër VIP është përfshirë në listën e personave të skandalit “Paradise Papers”. Emri i këngëtares kolumbiane Shakira është cituar në këtë mes, pasi dokumentat zbuluar shtypit gjermanë tregojnë se ajo transferoi 30 milionë paund, nga të drejtat muzikore në një firmë offshore në Maltë.
“Malta Tournesol Limited” ndodhet në ishullin mesdhetar të Maltës dhe njihet për fleksibilitetin e taksave. Në dokumentet “Paradise Papers”, Shakira renditet si një banore në Bahamas, pavarësisht se jeton në një apartament në Barcelonë me futbollistin Gerard Pique.
Avokati i Shakirës reagoi menjëherë pas publikimit të lajmit, duke argumentuar se çdo veprim i klientes së tij është i ligjshëm.
“Kompania malteze përmbush të gjitha kërkesat ligjore. Të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me këtë çështje janë publike dhe transparente”, informoi avokati i saj.



















