Ylli i popit ka nxjerrë në shitje apartamentin e saj të bukur në zemër të Mollës së Madhe. Një perlë e vërtetë e pasur me dritë dhe gjelbërim: zbulojeni me ne
Jennifer Lopez po përshëndet zyrtarisht qytetin e saj, Nju Jorkun, për t’u vendosur në diellin e Los Anxhelosit, ndoshta me të dashurin e ri, ish-lojtarin e basketbollit Alex Rodriguex.
Kjo është arsyeja pse JLo ka vendosur të shesë shtëpinë e saj të bukur në Big Apple. Po flasim për një pronë prej 27 milionë dollarësh – është kjo shifra e kërkuar nga ylli i pop-it – në Distriktin Flatiron, në zemër të Manhatanit.
Apartamenti zë një apartament të një ndërtese gjeorgjiane të 1924-ës me vetëm 4 apartamente dhe një pamje të bukur mbi Madison Square Park.
Prona e Jennifer shtrihet në dy kate dhe zë një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë, me një tarracë spektakolare prej rreth 300 metrash katrorë.
Punimet e brendshme dhe orenditë janë padyshim grupet e para dhe reflektojnë në mënyrë të përkryer stilin e pronares: luksoze, elegante, femërore, absolutisht jo-aseptike dhe minimale, por nga ana tjetër plot me personalitet.
Apartamenti ka katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja, plus dy zona të mëdha living dhe një kuzhinë luksoze me bodrum dhe kantinë vere.
Xhevahir i vërtetë, megjithatë, mbetet tarraca e stërmadhe e mobiluar me divanë dhe karrige të rehatshme. Ka edhe drita për mbrëmje të hapura.



















