Mjafton të thuash Hadid dhe zëre se ke përmendur sinonimin e stilit. Si Gigi, ashtu dhe Bella vihen gjithmonë në qendër të vëmendjes me zgjedhjet e tyre mbi paraqitjet. Këtë herë, ka qenë radha e Gigi-t që të bëhej kryefjala e rrjeteve sociale, e jo më kot.
E madhja e familjes Hadid është mjeshtre kur vjen puna tek monokromi, por tashmë duket se modelja na ka dhënë një ide krejt ndryshe mbi kombinimin. Ralph Lauren ka qenë zgjedhja e Gigi-t për një party të organizuar në Londër, e kjo nuk ka qenë e gjitha. Veshur kokë e këmbë me të verdha, modelja ka ditur të sjellë kontrastin bombastik në rrugët e zymta britanike.
Ajo është kujdesur me detaje për paraqitjen, pasi u vërejt se edhe manikyri i përzgjedhur ka qenë i së njejtës ngjyrë. Madje, Gigi ka luajtur me disa nga artikujt në menunë e festës, duke kombinuar gotat portokalli me të verdhën e veshjes. Epo, Hadid është eksperte, e për këtë s’ka dyshim!



















