Pesë vjet nga përfundimi i martesës së saj me yllin e Hollivudit Tom Cruise, aktorja Katie Holmes ka rrëfyer për revistën italiane “Grazia” pas kuintave të një show special. Ka shpjeguar që për të ndjekur dashurinë, pushtetin dhe suksesin ndonjëherë mjafton të marrësh frymë thellë.
Ja intervista e plotë dhënë për “Grazia”
E takojmë në një hotel luksi në Verona. Ajo ndodhet aty për të ndihmuar në spektalin mbi akull “Intimissimi on Ice”, një legjendë e bukurisë në arenën e Veronas, si organizatore.
Aktorja Katie Holmes ka dy sy të mëdhenj blu. Është më e gjatë se çduket dhe shumë e dobët. Ka veshur një palë pantallona të gjera të zeza, një xhaketë xhins të çelët dhe taka të larta.
Poshtë, pak fshehurazi, por për motive të temperaturave, shoh një pjesë të stinës, të brendshmet e sipërme me dantellë të zezë. “ E gjeta një pallto elegante dhe e vesha siç e sheh, vetëm ose poshtë këmishave të mëndafshit pak transparente” – tregon e kënaqur.
Kuptoj që janë të paktën dy Katie. Ajo që njohim, vajza e serive televizive të Daëson’s Creek. Një figurë me fytyrë të pafajsme që shumë e kanë parë si një viktimë sakrifikuese kur në 2006 u martua me aktorin Tom Cruise.
Pra vajza e papërvojë, sepse është më e vogla e 5 fëmijëve të Martin Joseph Holmes e Kathleen Sarafyan da Toledo, Ohio, dukej se nuk i kishte mjetet për të përballuar një yll të atij niveli.
Por është edhe Katie tjetër. Gruaja që në një moment të caktuar ka kaluar ditë duke studiuar divorcing perfekt. Mund ta mendojmë që do ektë qenë e ndihmuar nga babai, avokat divorcesh, por duhet gjithashtu edhe ftohtësia dhe saktësia e një agjenti të CIA-s për të mos u zbuluar dhe për të dalë nga shtëpia Cruise me vajzën që e ndiqte dhe kujdesin e detyrimin e mirëmbajtjes . Për të mabjtur të gjithë Kate ka firmosur një kontratë në 2012-ën në të cilën premtonte që për 5 vitet e ardhshme nuk do të shfaqej kurrë në publik me një burrë.E respektoi klauzolën, aq sa lidhja e saj sentimentale me aktorin Jamie Foxx është fotografuar vetëm pak mkohë më parë( dhe kurrë nuk është komnetuar), pavarësisht se të dy ishin lidhur që në vitin 2013.
Me All We Had, që ka drejtuar dhe interpretuar ka bindur kritikën. Në fund të filmit bënte një falenderim special për vajzën e saj Suri:«Ëndrrat do të vijnë ». Çfarë donit të thoshit?
«Ishte puna ime e parë dhe kam dashur të dinte sesa ishte e veçantë për mua. Kur të rritet, ky mesazh do të vlejë akoma më tepër për të”.
Me Rare Objects ktheheni pas makinës së shkrimit
«Kam shkruar skenografinë e marrë nga romani i Kathleen Tessaro, më është dahsur mbi një vit për ta ripërshtatur. Do të tregojmë historinë e Maeve, një vajzë emigrantësh irlandezë që do më shumë nga jeta. Filmi është zhvilluar pas Depresionit të Madh, dhe mes alkoolit, burrave ipërfaqësorë dhe takimeve të gabuara, gruaja do të ketë një jetë të shkatërruar, por do të provojë të shkojë përpara”.
Po punoni shumë, nuk është tepër?
«Duhet forcë. Por kam përballë një grup të mrekullueshëm pune tek i cili besoj. Po japim të gjithë maksimumin për të krijuar diçka special dhe që është e dobishme edhe për brezat e rinj. Kjo eksperiencë më ka mësuar që të vlerësoj më shumë punën e bashkëpunëtorëve të mi”.
Nxjerr jashtë fuqinë tëndë për të drejtuar të tjerët?
«Për mua të drejtoj do të thotë mbi të gjitha të jesh shumë e organizuar, dhe është e lehtë kur një grup ka të njëjtin qëllim. Në bashkëpunime krijuese gjëja më e rëndësishme është të dish të dëgjosh, të frymëzosh të tjerët dhe të frymëzohesh me fytyrën tonë”.
Çfarë tipi profesionisteje do të doje të ishe?
«Unë e quaj veten më shumë krijuese, sesa një menaxhere. Më pëlqen të pikturoj , të shkruaj, të recitoj, të drejtoj, të tregoj histori dhe të ndaj nëj vizion të fortë”.
Çfarë është suksesi për ju?
«Kur jam në familjen time ndjej që kam sukses, e njëjta gjë vlen edhe kur projektet që vazhdoj marrin formë. Është procesi i krijimtarisë që më merr shumë, jo sa rezultati. Dhe tani që e mendoj të dy aspektet shkojnë bashkë, të qëndrosh në familje arrin atë forcë që më duhet për të qenë kreative”.
Jeni krenare për gruan që jeni bërë?
«Do të thoja po, po evoluoj dhe ndjehem e frymëzuar nga koleget, që bëjnë punën time dhe rrezikojnë. Jam edhe shumë e e eksituar për atë që shoh në horizont, kapitujt e rinj të jetës
Shihni ndonjëherë pas?
«Shoh gjithmonë përpara, nuk mendoj për gjërat që kam kaluar. Më pëlqen edhe të festoj rezultatet e të tjerëve. Në klimën që po jetojmë sot, më duket edhe më shumë e rëndësishme të dërgosh një mesazh të caktuar, të nënvizosh aspektet pozitive të gjërave që ndodhin përreth.



















