KreuCelebrity

Ja të gjitha kuriozitetet që nuk dini për jetën private të Gisele Bündchen

Gisele Bündchen nuk është vetëm një supermodele e famshme e viteve ’90. Ajo do të mbetet në histori si topmodelja më e bukur dhe e paguar.

Me bukurinë e saj të pakrahasueshme dhe me paraqitjen e saj të rëndësishme në pasarelë, Gisele Bundchen e ka detyruar botën e modës në këmbët e saj. Pasi fitoi çmimin “Modelja e Vitit” nga Vogue në vitin 1999, ajo ishte një nga prezantueset e ceremonisë në edicionin e vitit 2000. Gisele, modelja e agjencisë IMG, u shfaq në kopertinat e revistave më të fmashme të modës në botë, të gjithë stilistët e donin në pasarelat e tyre, fotografët lider e dëshironin si ekspoziimin më themelor. Vogue e quajti atë “modele të mijëvjeçarit” dhe citon kthimin e tij në pasarelë pas disa vitesh si “rikthimi i vajzës sexy”.

Dhe pa asnjë dyshim, Gisele Bundchen është sexy. Me një fizik prej statuje, Gisele Bundchen ka përmasa për t’u patur zili: 89-59-89 (ekzistojnë vërtet). Por njohim mirë karrierën e saj.

 

Gisele Bundchen, para se të bëhej e suksesshme

Bundchen ka lindur në Horizotina, një qytet në jug të Brazilit, në 20 korrik 1980. Vjen nga një familje e madhe, që përpiqet ta vizitojë çdo herë që programi i saj i punës e lejon atë. Gisele donte të bëhej një lojtare volejbolli, (Gisele Bundchen e gjatë mbi një metër e tetëdhjetë), por pastaj zgjodhi karrierën e modeles, pasi u zbulua nga një skaut i talenteve kur ishte 14 vjeç, gjatë një udhëtimi me  shkollën në Rio de Janeiro.

Jeta prej modeleje

Bundchen ka punuar si modele në Nju Jork që nga viti 1996, duke u bërë në pakm kohë modelja më popullore në botë. Falë bukurisë së saj ekzotike dhe tipareve të ëmbla, Gisele ka qenë fytyra e shumë fushatave reklamuese, duke përfshirë disa sezone Balenciaga, Christian Dior, Dolce & Gabbana, Missoni, Versace, Celine, Givenchy, Bulgari, Lanvin, Guerlain, Ralph Lauren dhe Polo Jeans. Ajo gjithashtu nënshkroi një kontratë me kompaninë lider të të brendshmeve: Gisele Bundchen dhe Victoria’s Secret kanë qenë partnerE me vite të tëra. Kontrata e saj shumëvjeçare përfshin fushatat televizive për të brendshmet dhe produktet e bukurisë. Gisele gjithashtu mund të shihet sot në fushatat e Earl Jeans dhe Dior. Ajo gjithashtu ka patur mundësinë për të punuar me fotografët më të talentuar, si në rastin e Mario Testino, Steven Meisel, Nick Knight, Steven Klein, Craig McDean, Michael Thompson, Mert & Marcus, Inez & Vinoodth, Alex Cayley, Solve Sundsbo, Regan Cameron, Phil Poynter, Corrine Day, Gilles Bensimon dhe Patrick Demachelier.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme ka qenë protagoniste e revistave më të dashura të të gjitha kohërave:  Vogue në (botimet  ameriKane, italiane,angleze dhe franceze), dhe Harper ‘s Bazaar, Elle, Allure, Numero, Pop, iD, The Face, Rolling Stone, 10, dhe kohët e fundit në numrin e Pranverës së stilit dhe dizajnerit të “Time”.

Gisele Bundchen, për Forbes është modelja më e paguar në botë

Jo vetëm topmodele, por edhe një grua biznesi, sipas revistës Forbes, Gisele  është modelja më e pasur në botë . Është fytyra dhe truri që fshihet pas “Epanema”, marka e saj e këpucëve për gratë, që synon si tregun brazilian ashtu edhe pjesën tjetër të botës.

Bundchen ka projektuar një koleksion të limituar për Harper’s Bazaar, realizuar me argjendaritë e Gumuchian Fils, që del në shitje për të mbledhur fonde në mbështetje të St. Jude Children’s Hospital, i specializuar në trajtimet kundër kancerit. Është nëj çështje që i ëprket asaj, pasi e ëma i vdiq nga kjo sëmundje kur ishte fëmijë.

Gisele Bundchen e Tom Brady

Para partnerit të saj saj aktual, modelja  braziliane kishte partnerë të famshëm si Josh Hartnett dhe Kelly Slater, por historia më e famshme është midis Gisele Bundchen dhe Leonardo di Caprio-s.

Bündchen filloi të frekuentonte qendërmbrojtësin e New England Patriots Tom Brady në dhjetor 2006. Ata u martuan më 26 shkurt 2009 në një ceremoni të vogël katolike në Santa Monica të Kalifornisë. Në prill 2009, çifti zhvilloi një ceremoni të dytë dasme në Kosta Rika. Bündchen dhe Brady kanë dy fëmijë, një djalë i lindur në vitin 2009 dhe një vajzë e lindur në vitin 2012.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF