Mund të jenë të famshëm, por janë njerëz ashtu si ne! Ashtu siç ne nuk e përfundojmë me sukses fazën e ndarjes, sepse na merr malli dhe hidhemi sërish në krahët e partnerit, edhe VIP-at kudo në botë kanë momentet e tyre të dobësisë.
Mund të keni dëgjuar për çifte të mirënjohura on-and-off, si Justin Bieber dhe Selena Gomez. Por a e dinit që princi William dhe Kate Middleton hyjnë në të njëjtën kategori?
Zbuloni në vijim se si çiftet tuaja të preferuara fshehin shumë e shumë sekrete që ju nuk jua merrte mendja! Perfeksioni nuk ekziston, sidomos te çiftet e famshme!
1. Kate Middleton dhe princi William
Princi William dhe dukesha Kate Middleton nisën të dilnin në vitin 2004. Gjithçka shkoi mirë deri në vitin 2007, kur çifti, mbase i lodhur nga një lidhje 3-vjeçare, mori një pushim nga impenjimi i lidhjes.
Pushimi nuk zgjati shumë: Pas 3 muajsh, ata u rikthyen sërish dhe sot njihen si çifti mbretëror i Britanisë. Numri 3 me sa duket qenka edhe numri i çiftit, pasi dukesha Kate Middleton është shtatzënë për herë të tretë, pas lindjes së princit George dhe princeshës Charlotte.
2. Gigi Hadid dhe Zayn Malik
Duket e pabesueshme se si këta dy zogj të dashuruar mund të jenë ndarë dikur! Çifti nisi të dilte në vitin 2015, me një shkëputje të beftë në qershor 2016.
Më vonë, ata u panë të kapur për dore në Nju Jork, duke treguar se ishin sërish bashkë. Gjërat janë bërë tejet serioze për ta, pasi edhe mamaja e Gigit, Yolanda, e ka takuar Zayn dhe është shumë e lumtur për të dashurin që ka zgjedhur e bija.
3. Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus
Çifti u takua në setin e filmit ‘The last song”, në vitin 2009. Ata u ndanë në gusht 2010 dhe patën një periudhë kthimi-ndarjeje për gjithë pjesën tjetër të vitit. Në qershor 2012 u fejuan, por me fazën e famshme të çmendurisë së Miley-t, ata u ndanë sërish në shtator 2013.
Më në fund, në 2016, çifti u rikthye, dhe ka edhe zëra që janë martuar në ceremoni private.
Na lodhët me listën e ndarje-pajtimeve, Liam dhe Miley!
4. Justin Timberlake dhe Jessica Biel
Nëse këta të dy ndahen, dashuria me siguri ka vdekur. Por ja që çifti perfekt ka pasur krisjet e veta, që nga bashkimi i tyre në vitin 2007. Në vitin 2011 ata u ndanë prapritur, por nuk mundën të rrinin gjatë pa njëri-tjetrin.
Pasi u pajtuan, vunë kurorë në vitin 2012 dhe sot njihen si një ndër çiftet më të dashuruar në botën e showbiz-it.
5. Justin Bieber dhe Selena Gomez
Arsyeja e vërtetë e ndërtimit të kësaj liste! Rikthimi i tyre pasi menduam se gjithçka mbaroi, na tregoi se dashuria triumfon! Shpresojmë vetëm që Justin të nisë të sillet si një person i pjekur tani, pasi Selena e gjorë nuk e meriton të vuajë.
Me mend në kokë, Justin!



















