Këngëtarja e njohur Elvana Gjata tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e vendosur për të çuar përpara suksesin e saj në tregun muzikor ndërkombëtar. Duket se po ja del mbanë!
Hiti “Forever is Over” ishte një ogur i mirë për të, po kështu edhe studioja prestigjioze “Westlake” me të cilën artistja bashkëpunon në Los Angeles. Mes udhëtimeve të shumta, arsyet që e sjellin Elvanën në Tiranë janë të rralla! Por, këtë herë, kishtë një arsye të veçantë!
Elvana nuk është e vetmja artiste në shtëpi! Motra e saj më e madhe, Migena, është një soprano tepër e njohur dhe e famshme në Gjermani, vendin ku ka studiuar dhe ku punon si një këngëtare lirike.
Migena mbajti një koncert për artdashësit e publikut shqiptar në sallën e Akademisë së Arteve duke bërë që të gjithë të shijonin performancën e saj të rrallë në Tiranë e hyrja të ishte e lirë.
Kjo ngjarje e rëndësishme artistike e ka rikthyer Elvanën në kryeqytet, për të ndjekur koncertin e së motrës ku natyrisht nuk mund të mungonte, për të cilën në fotot që ka ndarë në rrjetet sociale shkruan se është krenare!
Në këtë event edhe veshja e Elvanës nuk mund të mos binte në sy! Krahas fustanit të gjelbër prej sateni, këngëtarja mbante edhe një shall me qime dhelpre te markës së njohur Fendi, i cili kap shifrën 1890 dollarë.
















Fobia e rrallë e Evi Reçit…

Sërish dasmë në “Game of Thrones”!


