KreuCelebrity

Tarantino ia vë syrin Di Caprio-s, rol kryesor për filmin e nëntë

Regjisori Quentin Tarantino është i njohur për filmat e tij Western, e në mos Western, plot gjak e plumba. Krijuesi i të famshmeve “Kill Bill”, “Inglorious Basterds”, “Pulp Fiction” e të tjera kryevepra, merr kohën e tij për të nxjerrë xhevahire kinematografike në dritë.

Tarantino është duke bërë gati tashmë filmin e tij të nëntë me metrazh të gjatë, dhe në rol kryesor me sa duket ka menduar të vërë fituesin e çmimit Oscar, pas shumë e shumë suksesesh, Leonardo di Caprio.

Di Caprio dhe Tarantino kanë bashkëpunuar më parë në filmin “Django Unchained”, por aktori kishte një rol dytësor, krahasuar me Jamie Foxx, skllavin e liruar në shpëtim të së dashurës së tij. Di Caprio luante si një pronar plantacioni, si dhe i të dashurës skllave të Django-s.

E kotë të thuhet, Leonardo di Caprio performoi në mënyrë të përsosur, edhe pse jo në rol kryesor. Vlen të përmendet skena ku Di Caprio goditi tavolinën, duke thyer gabimisht gotën që ndodhej mbi të, por kurrsesi nuk e ndali aktrimin, pavarësisht gjakrrjedhjes.

Sigurisht që do t’i vinte një ofertë e tillë nga Quentin Tarantino!

Po ashtu, diskutohet që filmi ka role të shkruara posaçërisht edhe për Brad Pitt dhe Samuel L. Jackson. Pritet që filmi të nisë xhirimet vitin e ardhshëm dhe të lançohet në vitin 2019.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF