Modelja e njohur 25-vjeçare amerikane ka kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj Justin Verlander. Ceremonia e martesës së tyre është mbajtur në Itali, në resortin “Rosewood Castiglion Del Bosco”.
Kate Upton kishte zgjedhur për ditën e veçantë një fustan të bardhë prej dantelle me vello dhe dukej me të vërtetë e mrekullueshme. Ceremonia e betimit u zhvillua në kishën mesjetare në majë të kodrës me pamje nga vreshtat e Montalcino-s dhe zgjati 30 minuta.
Upton e bëri publike fejesën me yllin e beizbollit Verlander me shumë emocion në majin e kaluar në ceremoninë Met Gala, pas tre vitesh lidhjeje dhe bashkëjetesës me të në një shtëpi në Beverly Hills.
Javë përpara ceremonisë martesore, Upton me mikeshat festuan beqarinë e saj në një festë private në Nju York. Ju sjellim disa foto nga ceremonia. Urime çiftit!










Luana Vjollca sërish single?!




Julia Roberts viktimë e George Clooney

Sonila Meço largohet nga Shqipëria




10 këshillat e bukurisë nga Emma Watson
