KreuCelebrity

Sonila Meço largohet nga Shqipëria

Gazetarja e njohur e ekranit Sonila Meço ka vendosur të largohet për pak nga zhurma e metropolit dhe debatet politike shqiptare të cilat i përcjell rregullisht përmes rrjeteve sociale me analizat e saj të mprehta.

Mësohet se gazetarja është zhvendosur drejt Anglisë, ku edhe po feston 6 vjetorin e vajzës së saj Amaris, madje nuk ka nguruar që të përcjellë edhe një mesazh përmes rrjeteve sociale. “6 vjet bashkë Amaris. Na ke lumturuar qëkurse u bëmë tre në familje, lindëm bashkë, ti i buzëqeshe ëmbël botës, ne të paditur prindërimit”- shkruar Sonila Meço, duke rikujtuar edhe një herë momentet kur u bë prind për herë të parë.

Teksa tregon përmes çdo fjalë edhe raportet me të voglën Amaris, gazetarja shkruan: Herë bëhemi të mëdhenj seriozë, të përgjegjshëm dhe herë më fëmijë se ti. Dhe kështu do të jetë ngahera, se na mëson të jemi prindër të mirë, sa ç’të mësojmë të bëhesh vajzë e mbarë…”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF