KreuCelebrity

Dua Lipa në Itali, Ferragni e mirëpret si kurrë më parë!

Nuk kishim dijeni, në fakt, për shoqërinë mes Dua Lipës dhe Chiara Ferragni-t. Edhe pse nuk na e priste mendja, blogerja qenka një ndër fanset më të mëdha të Lipës. Këtë e kuptuam nga postimet në Instagram të Chiara-s, ndërsa vajzat kanë shkëmbyer komente plot dashuri mes njëra – tjetrës.

“Kjo është më seksi nga të gjitha”, ka shkruar Ferragni poshtë fotos ku shfaqet përkrah këngëtares. Nuk ka munguar as komenti nga kjo e fundit, e cila e ka deklaruar kështu dashurinë për italianen: “Ti je vajza ime e preferuar”. Por, çfarë i ka bërë këto dy personazhe që të bashkohen bashkë këtë herë?

Spektakli “X Factor” në Itali ka ngjitur në skenë disa nga emrat më të njohur të muzikës, për çeljen e një nate fantastike. Përveç Duas, performues të tjerë ishin dhe: Fedez (i dashuri i Ferragni-t), Samuel, Sam Smith. Blogerja ka bërë tifo edhe në My Story për Duan, duke publikuar kështu një video të shkurtër gjatë performancës së saj në skenë. Epo, për një miqësi të tillë shumë pak ishim në dijeni…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF