KreuCelebrity

Sharon Stone: “Nuk më del koha as të lahem!”

Aktorja e njohur Sharon Stone, edhe pse tashmë një 59-vjeçare, na ka mahnitur duke pozuar e veshur me dantellë e të brendshme të zeza për markën D&G. Në një intervistë për “Haute Living” ajo na ka shtangur me deklaratën e saj të sinqertë!

 

“O zot. Mezi gjej kohën që të lahem!”, ka treguar aktorja gjatë intervistës në momentin që është pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike kirurgjikale. “Përdor kremra të mira dhe depiloj këmbët kur kujtohem”, ka shtuar ajo.

Stone ka treguar se i pëlqen të stërvitet, gjë e cila është çelësi i një shëndeti të mirë së bashku me të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme.

 

“Unë kërcej, bëj joga, pilates, not, luaj me fëmijët e mi, kalëroj e shkoj në plazh, më pëlqen të lëviz. Nuk ndjek kurse, por bëj gjithçka që më del përpara”, ka treguar ylli i hollivudit gjatë intervistës.

Ylli i “Basic Instict” është single dhe duke kërkuar për dikë që e njeh mirë veten, por ndihet e lumtur: “Më e mira që mund të them është se unë ndjek zemrën dhe e gëzoj jetën”, ka përfunduar ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF