Është e vërtetë që këngëtarja kaloi një periudhë të vështirë, kur ndër të tjera iu desh të përballej me kritikat e ashpra të publikut. Gjithmonë me tendencen per t’u paraqitur me sa më pak rroba në trup, Miley duket se ka gjetur një periudhë qetësie. Ndërsa është më e lumtur se kurrë me Liam Hamsworth, Cyrus është edhe më e angazhuar në projektet e saj të reja.
Së fundmi, këngëtarja ka qenë e përzgjedhura e David LaChapelle për setin e ri fotografik të këtij të fundit. Cyrus shfaqet edhe në kopertinën e e librit të ardhshëm të fotografit, “Lost+Found”, që përmban imazhe të papublikuara nga karriera e tij 30-vjeçare. E gjunjëzuar në një qeli burgu, Miley shihet duke drejtuar duart drejt dritës që depërton nga dritarja.
Një kopertinë alternative tregon këngëtaren në të njejtin ambient, por këtë herë të transformuar si flutur, me kristale rozë që i mbulojnë pjesët intime. Këto nudo të Cyrus janë shumë larg vulgaritetit që ajo u akuzua para pak kohësh, duke na prezantuar kështu një Miley komplet ndryshe. Dhe e tillë duket vërtetë, apo jo?










Selena dhe Bieber po rikthehen bashkë?!

Suksesi i Arilenës që po çmend grekët!







Kush e surprizoi sot Kastro Zizon?

Emeli Sande, për herë të parë në Tiranë!
