Lajmi për shtatzëninë e saj u komfirmua në përfundim të tetorit, kur një mik i afërt i çiftit bëri të ditur se Chiara Ferragni ishte në një pritje të ëmbël. Fjalët qarkullonin prej kohësh, e kjo jo pa arsye. Fustani i Lorenzo Serafinit, me të cilin blogerja u paraqit në Festivalin e Venecias këtë vit, e tradhëtoi Ferragni-n, duke i nxjerrë në pah barkun e theksuar.
Mesa duket, çifti Chiara-Fedez po e përjetojnë më së miri këtë eksperiencë të re, e së fundmi i kemi parë më bashkë se kurrë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Fillimisht, blogerja postoi një video ku partneri i saj i puth barkun vazhdimisht. Më pas, ajo publikoi foto të sajat dhe të Fedez kur kishin qenë në moshë fare të vogël, për të aluduar se cilit prej tyre do t’i ngjajë fëmija. Gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit, Ferragni dhe Fedez po kalojnë një kohë të mrekullueshme.
Lajmin zyrtar e dha vetë Fedez, një ditë pasi media shpërtheu në zbulimin e kësaj të reje në jetën e çiftit. Këngëtari dhe blogerja publikuan një foto nga shtrati, ku shihej Ferragni me kurorën në të cilën shkuhej ‘nënë’, ndërsa artisti me kapelen ku lexohej ‘baba’. Përflitet se emri i djalit do të jetë Leone.





Selena dhe Bieber po rikthehen bashkë?!

Suksesi i Arilenës që po çmend grekët!







Kush e surprizoi sot Kastro Zizon?

Emeli Sande, për herë të parë në Tiranë!

Të vishesh për në punë si Angeline Jolie




