Pas mbrëmjes së djeshme të Halloween-it dalin në pah se cilat ishin kostumet më popullore të këtij viti, veshur nga njerëz në SH.B.A., por edhe në vende të tjera të botës.
Ashtu siç parashikohej, kostumi i Wonder Woman-it ka qenë kostumi më popullor, falë filmit të suksesshëm të këtij viti, me aktoren Gal Gadot në rolin e supeheroinës. Jo vetëm kaq; edhe modelja Xhesika Berberi i është bashkuar trendit, siç shihet në Instastory-n e saj.
Ndër të tjera kostume popullore këtë Halloween ishin ato të inspiruara nga seriali “Stranger Things”, i cili nisi sezonin e dytë. Të tjerë personazhe filmash përfshijnë superheronjtë e “Marvel” dhe Belle nga “E bukura dhe Bisha”.
As presidenti Donald Trump nuk ka shpëtuar këtë vit. Shumë persona janë veshur si ai, apo kanë krijuar një kostum në lidhje me presidentin aspak popullor të SH.B.A.-ve.
Përgjithësisht, shihet se Hollywood-i ka mjaft ndikim në inspirimin e kostumeve të Halloween-it, ashtu siç ndodh thuajse çdo vit.