Fotot “happy ending” të çifteve do të ekzistojnë përgjithnjë në Instagram, dhe ne përgjithnjë do të rrotullojmë sytë sa herë t’i shohim ato.
Mos na keqkuptoni, nuk ka asgjë të gabuar në tregimin e dashurisë ndaj partnerit tënd… deri në njëfarë mase.
Por nëse jeni si ish-çifti Selena Gomez dhe TheWeeknd, që nuk humbën kohë ta deklaronin dashurinë e tyre ndaj njëri-tjetrit, ishte e pashmangshme që të vinte një fund i tillë.
Së pari, Selena Gomez dhe TheWeeknd u treguan mjaft të paduruar në lidhjen e tyre, e cila erdhi thuajse menjëherë pas ndarjes së The Weeknd me Bella Hadid, duke ia thyer zemrën të gjorës.
Karma vonon, por nuk harron, Bella!
Jo vetëm kaq, por ishte fare e pazakontë kjo dashuri e pamasë e TheWeeknd shprehur publikisht ndaj Selena Gomez që në muajt e parë, kur mbi 1 vit lidhje me Bella Hadid nuk e ktheu dot në rrugën e “djalit të mirë”.
Po, vërtet TheWeeknd dhe Selena Gomez ishin çift yjesh, ajo çfarë të gjithë imagjinojnë kur flitet për “çift VIP-ash”, por siç tregoi dhe ndarja e tyre, ata gjithnjë kanë pasur vetëm pamjen e një çifti perfekt, jo substancën!
Mbase kjo është arsyeja pse ishin aq të gatshëm për t’u treguar të gjithëve sa të lumtur ishin: me atë rast, bindnin dhe veten.
Por lidhja disa-vjeçare e Selenas me Justin Bieber nuk mund të harrohet aq lehtë, e po ashtu, edhe TheWeeknd nuk duket ta ketë harruar Bellan, përderisa është i gatshëm të prishë marrëdhëniet me Drake për të!
Në fund, duhet ta pranojmë që çiftet si Selena dhe TheWeeknd kanë diçka të dyshimtë, nëse nxitojnë aq shumë dhe shfaqen aq hapur menjëherë pas daljes nga lidhje të rëndësishme për të dy.
Kështu, zogj të dashuruar, përpara se të postoni selfie-n e radhës bashkë në Instagram, shikoni mirë: mos vallë Instagrami juaj përmban vetëm këto lloj fotosh? Dhe më e rëndësishmja, a janë të sinqerta ato?