KreuCelebrity

Merimanga, kunguj dhe pezhishka, ja si duket Shtëpia e Bardhë për Halloween!

Nuk kishte si të mos dekorohej për festën popullore të Halloween-it shtëpia më e famshme në botë! Këtë vit, Shtëpia e Bardhë, rezidenca e presidentëve amerikanë, u pushtua nga merimangat gjigande, pezhishkat dhe kungujt me fytyrën e presidentëve paraardhës.

Si traditë vjetore, edhe Presidenti i SH.B.A.-ve, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, morën pjesë në lojën trick-or-treat, duke shpërndarë ëmbëlsira. Fëmijë dhe të rinj gjithashtu bënë foto me çiftin presidencial në tapetin portokalli, i cili kishte zëvendësuar atë të kuq me rastin e festës.

 

Kjo festë dhe atmosfera gazmore e siguruar nga zbukurimet e Shtëpisë së Bardhë e shfaqi presidentin nën një tjetër dritë, i cili mori kohën dhe u tregua goxha babaxhan me fëmijët e ardhur në rezidencën e tij.

Të paktën Donald Trump nuk ishte një gjë e frikshme e këtij Halloween-i!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF