Nëse dispononi iPhone, të gjithë e dini se ç’do të thotë të shohësh në sugjerimet e tekstit fjalët predikuese. Nëse je anglishtfolës, është disi më e lehtë, por provoni të shkruani një fjalë në shqip dhe shihni sugjerimin përkatës. Gjithsesi, ka qenë Cara Delevingne ajo që ka patur një sugjerim këtë herë. Dhe po, i drejtohet kompanisë së prodhimit të iPhone me një nga meme-t më popullore në internet.
“I dashur Apple, askush nuk e përdor fjalën ‘ducking’. Askush”, kanë qenë fjalët e publikuara nga modelja në My Story, e sigurisht kjo është thjesht një shaka lidhur me fjalën e specifikuar. Duke qenë se e njejta fjalë, por e zëvendësuar me ‘f’ në krye të saj, përdoret gjerësisht nga masa, sugjerimi ‘ducking’ mesa duket tingëllon krejt i panevojshëm për anglishtfolësit. Këtij humori i është bashkangjitur edhe Delevingne, që mesa kuptohet përdor gjerësisht fjalën e lartpërmendur. ‘Bas girl Cara’!



















