Prej disa ditësh tashmë u bë i ditur lajmi se Elhaida Dani do të jetë një nga konkurrentet e “Kënga Magjike” për këtë vit. Edhe pse pa deklaratë zyrtare nga këngëtarja, është mësuar se Dani po punon së bashku me Darko Dimitrov për një rikthim të bujshëm në skenën e këtij festivali. Pas fitores në “Top fest” dhe “Festivali i RTSH”, mesa duket Elhaida po synon një çmim të tretë, për t’u renditur kështu e para që rrëmben trofetë e para të tre festivaleve më të mëdha në vend.
Duke qenë se për pak orë fillon transmetimi i konkursit së “Kënga Magjike” tek “E Diela Shqiptare”, lind pyetja: a do të jetë këngëtarja pjesë e kësaj puntate apo jo? Nëse i hedh një sy profilit të saj në Instagram, kuptohet mjaft qartë që Elhaida ndodhet jashtë vendit, më konkretisht në Paris. Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, nëpërmjet disa postimeve ne My Story. Nga ana tjetër, duke qenë se televizioni ofron mundësinë e regjistrimit, nuk është aspak habi nëse Dani na shfaqet në ekran, si një nga pjesëmarrëset e sotme tek “E Diela Shqiptare”.
Kjo mbetet për t’u zbuluar në vijim, ndërsa fansat e Elhaidës kanë shprehur entuziazmin për këtë projekt të ri. E në fakt, sfidat janë gjithnjë emocionuese!








Jonida Vokshi: “Pro martesës nëse…”

Arbana fton Elvanën për…





Threedots sfidojnë trupën e Albi Nakos!





